Si mashtroi Pjetri në formularin e dekriminalizimit dhe heshtja kriminale e Prokurorisë të Ramës

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të emëruar të Ramës, por kjo as nuk e shfajëson dhe as nuk e amniston Pjetrin. Ligji i dekriminalizimit duhet të kishte vepruar. Ai ka gënjyer në të dhënat e këtij formulari duke mos e deklaruar dënimin për trafik droge në Itali

Por nuk është vetëm ligji i demokriminalzimit, i cili nuk vepron mbi Pjetrin. As ligji tjetër ai “Anrimafia” mbi pasuritë e vendosuyra nga trafiku I drogës nuk vepron. Prokuroria është inekzistente sepse nuk funksionon. Eshtë një heshtje kriminale e këtij institucioni për shkakun e vetëm atë të kapjes te Prokurorise nga kreu i organizatës kriminale në pushtet, Evin Rama.

Valdrin Pjetri, ka njoftuar vendimin për të mos pranuar marrjen e detyrës, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ku tregon edhe arsyet që e kanë shtrënguar në marrjen e këtij vendimi, Pjetri shkruan se akuzat e ngritura nga PD-ja i referohen një ngjarjeje banale të ndodhur 17 vjet më parë mes miqve të tij bashkëstudentë në Firenze.

Kandidati socialist i dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, pavarësisht dorëheqjes, nuk pranon “asnjë faj e përgjegjësi”, pasi një ngjjrje e hershme, që daton në moshën e të njëzetave, është nxjerrë sipas tij nga konteksti dhe “rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”.

Pjetri bën të ditur se do të angazhohet në zgjidhjen dhe në sqarimin ligjor të akuzës për trafik droge, që në arsyetimin e tij është thjesht një ngjarje që ka ndodhur kohë më parë.

Dy ditë më parë, pas nxjerrjes së materialeve nga PD-ja që faktojnë pretendimet e ngritura me herët nga kjo forcë politike, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket i sprovuar nga precedentët në radhët e Partisë Socialiste, mohoi të kishte dijeni për të kaluarën kriminale të Pjetrit dhe iu shmang përgjegjësisë së drejtpërdrejtë duke shkruar në “Facebook” se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, ai nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënimin e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Dënimi ndaj Pjetrit nuk është deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit. Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

Reagimi i Pjetrit:
Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….
Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër. Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.
Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !