Sherr që në ditën e parë të punës, banorët gati ta rrahin Sulin

Ka filluar me sherr punën në Bashki. Arsyeja ka qenë se ka shkuar tu zaptojë token disa pronarëve që e disponojnë me akte pronësie të rregullta. Kjo ka sjellë edhe irritimin mes banorëve dhe Sulit.

Një javë nga marrja e detyrës kreu i ri i bashkisë së Kamzës është përplasur me pronarët e tokës pranë liqenit të bashkisë. Shkak është bërë leja për ndërtimin e një objekti që sipas sulit është dhënë me shkelje prej Xhelal Mziut. Por investitorët janë shprehur se tokën e kanë me dokumente dhe se po punojnë për zhvillimin e zonës.

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, i votuar më 30 qershor i ka nisur ditët e para të punës me verifikimet e projekteve të paraardhësit të tij Xhelal Mziu. Si denoncim të parë ai zgjodhi një ndërtim pranë liqenit të Paskuqanit.

Suli: E gjitha kjo pjesë që shikoni këtu është planifikuar për park kombëtar. Nga ana tjetër është dhënë kjo leje ndërtimi brenda këtij territori duke shkelur të gjitha ligjet. Nëse nuk do ishte firmosur nga kryetari i bashkisë që tashmë është larguar sot nuk do kishim patur këtë ndërtim.

Por duket se takimi me mediat nuk vijoi sipas parashikimit të sulit. Pronarët e objektit kanë protestuar duke u shprehur se prona është e tyre madje edhe e trashëguar.

Pronar toke: Kjo tokë babe, dem baba dem edhe me 7501 e kemi marrë këtu.
Suli: Nuk e ve në dyshim këtë pjesë dhe nuk e ve në dyshim unë.
Pronar toke: Unë po shtroj rrugën do i jap zhvillim kësaj zone, do punësoj njerëz.
Megjithatë kryebashkiaku i ri ka premtuar se dosjen do ta referojë në prokurori.