Kujdes se kafshon!

Kjo është një foto e atij që sot drejton qeverinë. Mjafton të shikosh këtë foto për të kuptuar se nuk është e nevojshme të publikohet bashkëngjitur kësaj fotoje edhe kartela e spitalit psiqiatrik. Kemi të bëjmë me një fatkeqësi të madhe kombëtare për vendin në fakt.

Po ku është marrë foot dhe ku e ka publikuar? Një fotografi e veçantë e Edi Ramës, në rininë e tij. Publikimi është bërë sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Përveç mesazhit ish-kryeministri Berisha ka përdorur edhe emrin ‘Resmiu’, ndoshta njeriu që ka nisur fotografinë.
‘Nje miremengjes per Edvinin nga Resmiu!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.