Basha nga Fushë-Kruja: Hajduti psiqik detyron biznesin të ripaguajë për kasat deri 110 euro

Kryetari Lulzim Basha, takim entuzjast me strukturat e Partisë Demokratike dega Fushë-Krujë.
Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit, do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël të paguajë 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet. Janë këta që votuan për t’i kthyer dividentin oligarkëve, janë këta që votuan mega-vjedhjen Milot-Balldren 15 milionë euro për km, janë këta që votuan grabitjen e Teatrit Kombëtar për 6 kullat 200 milionë euro të treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.

Vjedhja dhe shkatërrimi i Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh, të cilët ndajnë pasuritë me njëri tjetrin, janë shkaku kryesor për thellimin e varfërisë, papunësisë dhe mungesës së mundësive për pjesën tjetër të biznesit dhe njerëzve të ndershëm.

Në Shqipëri pasurohen vetëm të pushtetshmit dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.
Por kjo situatë ka marrë përgjigje të qartë më 30 Qershor. Shumica 85% “Rama ik” ishtë shprehje e kurajos dhe vetëdijësimit të shqiptarëve se 30 qershori nuk bëhej për njerëzit. Bëhej për Edi Ramën, bëhej për Artur Bushin, bëhej për 5-6 oligarkë, hajdutë dhe kriminelë që kanë marrë peng gjithë shtetin.

Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 Qershori përbën edhe një thirrje ndaj PD për ndryshim në aspektin ekonomik dhe politik, për t’i dhënë fund krizës, varfërisë, papunësisë dhe emigracionit që po e zbraz vendin!