Përplasje në Prrenjas/ Kryebashkiakia nuk lëshon zyrën: Kandidati hajdut i Rilindjes me vetëm 8% të votuesve

Sot, pritet të betohet si kryebashkiaku i ri i Prrenjasit, Nuri Belba i dalë nga votimet farsw tw 30 qershorit.

Por, kryebashkiakja aktuale Miranda Rira, e cila vjen nga rradhët e LSI-së, ka deklaruar se është në zbatim të dekretit të Presidentit dhe nuk do të lirojë ambientet e zyrës së saj pasi do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Nuk e liroj zyrën jam në shërbim të qytetarëve. Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës. Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor. Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht. Votimet e 30 qershorit të paligjshme. Në 30 qershor, votime moniste të Rilindjes. Qytetarët nuk kishin alternativë në 30 qershor. Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist me vetëm 8% të votuesve”, është shprehur Rira.

Në mbështetje të kryetares së bashkisë së Prrenjasit është dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.