“Unë jam mbrojtësi më i madh i kulturës në vend”! Kapexhiu ve në lojë Ramën

Bujar Kapexhiu, mjeshtri i karikaturës ia ka kushtuar punimin e rradhës çështjes së Teatrit Kombëtar dhe qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama.

Me dixhiturën “unë jam mbrojtësi më i madh i kulturës në vend”, Kapexhiu në karikaturën e botuar te Mapo, vendos Edi Ramën mbi një bulldozer që shemb Teatrin.

Edi Rama insiston në zbatimin e projektit për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin e një godine të re, pas të cilës do të vendosen kulla shumëkatëshe, në bazë të një projekti që do të zbatohet sipas ligjit special të miratuar nga Kuvendi.

Përballë Ramës qëndrojnë artistë, aktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, të grupuar në atë që njihet si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe opozita, e cila ka nënshkruar një marrëveshje me AMT, në kuadër të mbrojtjes së godinës aktuale.