Shtatë pyetje Edvin Mafisë për bisedën telefonike me Presidentin Macron!

Sali BERISHA

“Me Macron kam marrëdhënie më të afërt se me shumë të tjerë, kemi komunikim të vazhdueshëm. Ka kërkuar të flasë me mua rreth 1 orë, sa u detyrova të shkoj me vonesë në Asamble. Kemi folur për Evropën dhe rajonin, kaq”. Keto deklaroi ne konferencen e tij te shtypit Edvin Mafia.

Une ketu nuk do komentoj asgje nga keto sepse sipas tij Presidenti i Frances paska keshilltar per Europen dhe Ballkanin kreun e narkoshtetit te vetem ne Europe, Edvin Mafine.

Por ketu do ti shtroj disa pyetje liderit global per drogen, me kete rast shtoj se mjere ai qe i bie ziles apo i hap telefonin Edvin Mafise pasi si rriqen nuk shqitet, nuk shqitet dhe verem te shpife. Kjo eshte dhe arsyeja qe kurre nuk i pranova dhe nuk i dergova nje alo te vetme!

Por ketu dua ti shtroj disa pyetje me rendesi per publikun shqiptar!
Dy pyetje per Edvin Mafine lidhur me biseden e tij me presidentin Makron
1-Pse presidenti anulloi viziten ne Shqiperi te njoftuar me pompe te madhe nga vet Rama ne tetor te vitit te kaluar?
2-Pse nuk te priti ne ne Beograd siç kerkove ti mikut tend te ngushte Vuçiç?

3-Pse anulloi viziten dhe nuk erdhi ne Shqiperi siç ishte njoftuar ministri i jashtem i Frances?
4-A i kerkove te falur presidentit Makron per ate qe u the deputeteve austriak ne prani te deputetit socilalist F.Von V. se ai eshte nje idiot?

5-A u skuqe kur fole me te duke qene kryetar i narkoshtetit te pare ne Europe dhe i rikthimit te monizmit pas 30 vjetesh pluralizem?
6-Si u justifikove per mos plotesimin e asnjerit prej kushteve te vendosura nga keshilli i ministrave te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine?

7-A kerkove qe Franca qe ka bllokuar vizat Kosoves pershkak te Shqiperise ti çbllokoje ato?
Nuk po harxhoj pyetje se tashme dihet se cili eshte qendrimi i prere i Frances per hapjen e negociatave per Shqiperine.