PD reagon për skandalin me uniformat e Policisë: Ja pse fituesi i 30 milionë dollarëve është i paracaktuar

Qeveria shqipare parashikohet të shpenzojë mbi 30 milione dollarë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, në një praktikë e cila është denoncuar në Syri TV si e paracaktuar.

Tenderi, siç raportuam edhe dje, pritet të fitohet nga kompania shqiptare “Gjergjefi”, ndërsa edhe pse bëhet fjalë për një tender ndërkombëtar, teknikalitetet janë ndërtuar në mënyre të tillë që asnjë kompani të mos ketë mundësi teknike të përgatitet për të marrë pjesë në tender.

Kontrata parashikon që furnizimi i veshjeve të policise ne 4 vitet e ardheshme ti jepet kompanise fituese, ndersa ka po kaq vite qe tenderi deshton edhe pse kompanite te tjera kane marre pjese ne proces dhe kane bere oferta shume here te me te uleta se kompania Gjergjefi qe gjithemone ka patur oferten me te larte.

Për të njëjtën temë sot ka reaguar edhe Partia Demokratike, përmes departamentit anti-korrupsion, aksesit në shërbime dhe transparencës.

Sipas selisë blu, “përzgjedhja e procedurës, si e kufizuar, ka pasur qëllim që të shmangë shpalljen e këtij tenderi përtej Republikës së Shqipërisë, siç e kërkon dhe ligji”.

Reagimi i plotë i Departamentit anti-korrupsion në PD

Me datë 26.07.2019 Agjencia e Prokurimeve të Përqëndruara – Ministria e Brendshme – shpalli procedurën me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet (2019-2022)”, me fond limit 2.800.347.570 lekë pa TVSH (26 mln $).

Marrë shkas nga denoncimi i portalit syri.net(https://ëëë.facebook.com/portali.syri.net/videos/636291740211664/), pas një verifikimi të dokumenteve të tenderit rezulton se procedura e përzgjedhur është “tender i kufizuar ndërkombëtar”.

Afati i dorëzimit të ofertave është 19.08.2019, pra 24 ditë kanë në dispozicion subjektet e interesuar për të përgatitur ofertën e tyre. Afati i kontratës është 4-vjeçar.

Paraprakisht sqarojmë se ligji “Për prokurimin publik”, në nenin 31 të tij përcakton dy raste që përligjin përzgjedhjen e kësaj procedure, duke pasur parasysh që procedura ligjërisht e preferuar është procedura e hapur.

Autoriteti kontraktor mund të përzgjedhë procedurën e kufizuar kur:

  1. a) malli, shërbimi ose puna përkatëse, për shkak të karakterit të tij/tyre shumë të ndërlikuar ose të veçantë, mund të furnizohen, sigurohen ose ekzekutohen nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë kapacitetin e duhur teknik, profesional ose financiar;
  2. b) është ekonomikisht më e leverdishme për autoritetin kontraktues, fillimisht, të shqyrtojë kapacitetin dhe kualifikimet e operatorëve të interesuar ekonomikë dhe më pas të ftojë ata që kanë kualifikimet minimale specifike të caktuara të paraqesin ofertat.

Duket që autoriteti ka menduar ta mbështesë vendimin e tij bazuar në parashikimin e parë “a”, në momentin që shprehet se “Për shkak të karakterit shumë të ndërlikuar dhe të veçantë të mallrave e shërbimeve në lidhje me to, ku kombinohen disa detyra – nga evidentimi i përmasave trupore të punonjësve të policisë, ngritja e sistemit elektronik të porositjes dhe shpërndarjes së mallrave, pajisja e punonjësve të Policisë së Shtetit me karta me pikë, prodhimi/konfeksionimi i mallrave, deri në marrjen e produktit përfundimtar nga punonjësi i policisë – është e domosdoshme që mallrat dhe shërbimet objekt prokurimi, të furnizohen, sigurohen dhe ekzekutohen nga 1(një) operator ekonomik.”

Ky argumentim është absurd, skandaloz dhe qartazi i paligjshëm. Bëhet fjalë për uniforma, tesha pra, objekt veprimtarie i miliona shoqërish në glob.

Po të ishtë shpallur si procedurë e hapur ndërkombëtare, potencialisht shumë shoqëri të huaja mund të kishin marrë pjesë dhe evidentimi i përmasave trupore, etj., etj. do të ishte punë rutinë e secilës prej tyre.

Pra, përzgjedhja e procedurës, si e kufizuar, ka pasur qëllim që të shmangë shpalljen e këtij tenderi përtej RSH-së, siç e kërkon dhe ligji.

Sqarojmë gjithashtu se ligji përcakton afate të ndryshme për hapjen e ofertave në varësi të llojit të procedurës.

Konkretisht për tenderin e hapur ndërkombëtar, afati për paraqitjen e ofertave është jo më pak se 52 ditë. Ndërsa për tenderin e kufizuar ndërkombëtar (procedurë me dy faza), afati minimal është 20 ditë për paraqitjen e kërkesës për pjesëmarrje dhe 20 ditë për dorëzimin e ofertës, nga data e dërgimit të ftesës për ofertë.

Faza e parë, prej 20 ditësh përbën një kufizim thelbësor për përgatitjen e ofertës nga subjektet e interesuar dhe që zotërojnë kapacitet e kërkuara.

E qartë që ngushtimi i afatit ka pasur për qëllim heqjen dorë nga pjesëmarrja të atyre subjekteve, të cilët, në kushte të tjera, do të kishin konkurruar.

Paracaktimi i fituesit është i qartë dhe sa më sipër, vjen në mbështetje të denoncimit të bërë me emër konkret të fituesit të paracaktuar, të bërë nga syri.net.

1 2

2 3

a31564592939