Ironia e gazetarit me ministren: Sa e dëgjon shefin Tënd Ai lart, aq të dëgjon dhe ty ky poshtë…

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputetet Olta Xhacka dhe Eglantina Gjermeni, gjate nje aktiviteti me titull Forumi i gruas VDay, organizuar nga Partia Socialiste, ku eshte diskutuar ne lidhje me rastet e dhunes ndaj grave.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka iu përgjigj zyrtarisht sot shqetësimit të presidentit të Republikës Ilir Meta lidhur me parashikimin për një tërmet apokalipktik që do të godasë Ballkanin në vijim.

Përmes shkresës zyrtare, ministrja Xhaçka shprehet se pas konsultimeve me specialistë të fushës, rezulton se tërmetet janë një fenomen i paparashikueshëm, ndërkohë që vë në dukje vëmendjen maksimale të Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore.

Por pak orë pasi ministrja iu përgjigj kreut të shtetit, një tërmet 4,5 ballë i shkallës rihter goditi rajonin e Korçës, duke përhapur panik te qytetarët.

Lidhur me këto zhvillime reagon edhe gazetari Ylli Dylgjeri, i cili përmes një postimi në Facebook nuk kursen ironinë me ministren Xhaçka.

“Tërmet Olta! Tërmet në Korçë e Bilisht! Ç’tu desh që fole moj çupë? Punët e zoti s’kanë lidhje me punët e liderit e të shtetit.

Të vjetrit thonë: Sa e dëgjon Shefin Tënd Ai lart, aq të dëgjon dhe ty ky poshtë…që të tund!”, shkruan Dylgjeri në postimin e tij.