Basha: 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe luksit qeveritar

Gjatë takimit me qytetarët në Maliq, kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i selisë shprehet se, 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Sipas Bashës, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajoja për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën “Rama ik” në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore!

Postimi i plotë i kryetarit Basha

1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Shqiptarët janë të papunë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.

Por 30 Qershori, ishte bashkimi më i madh qytetar që refuzoi varfërinë, papunësinë dhe ekonominë e shkatërruar prej hajdutërisë, kriminalitetit dhe paligjshmërisë së Edi Ramës.

Beteja popullore, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajoja për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën “Rama ik” në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore! #ShqiperiasiEuropa

3 44

1 59

4 28