Vokshi nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E vetmja e vërtetë për Teatrin është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë

Partia Demokratike ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet një spoti grabitjen që Edi Rama po i bën truallit të Teatrit Kombëtar, prej 5522 metra katrorë.

Sot sipas Partisë Demokratike, Edi Rama mashtroi sërish duke thënë se nuk do të preket asnjë metër katror truall i Teatrit Kombëtar.

‘E vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëtar është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë në pronësi të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë tokë që i takon Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, gjithësej 8467 metra katrorë tokë publike.

Edi Rama bëri sot të vetmen gjë që di të bëjë më mirë: të mashtrojë për të mbuluar vjedhjen.

Faktet e renditura në video tregojnë se ai është kumbari i mafias së ndërtimit. Është e qartë se ai nuk do Teatrin. Ai do tokën e Teatrit dhe tokën publike për t’ia dhënë kompanisë që vetë ka caktuar për një projekt nga ku fitimet janë 200 milionë euro.

Fakti që kumbari i mafias së ndërtimit refuzon të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është tregues se projekti i tij kriminal nuk ka lidhje artin, nuk ka lidhje me një teatër modern, por është një vjedhje e madhe. #MbroTeatrin”

vvv 1