Ballina Kryesore Teatri prestigjioz i Vienës solidarizohet me artistët: Protesta e juaj na përket...

Teatri prestigjioz i Vienës solidarizohet me artistët: Protesta e juaj na përket edhe ne, mos u ndalni

Teatri prestigjioz i Vienës është solidarizuar sot përmes një deklarate me protestën e artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit dhe duke u kërkuar që të vijojnë derisa të sigurohet mbrojtja e Teatrit.

Deklarata
Artistë/Artiste dhe qytetarë/qytetare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë në dorë Teatrin Kombëtar në Tiranë për ta mbrojtur nga shembja. Ndërtesa u rrethua nga policia dhe u zhvilluan përballje të drejtpërdrejta. Kur aktivisti i Aleancës Ervin Goci vizitoi Teatrin Popullor në kuadër të festivalit Nëntori Shqiptar, ai raportoi për protestat në kryeqytetin shqiptar, të cilat atëherë kishin muaj të tërë që zhvilloheshin.

Artistët e artistet, qytetarët e qytetaret luftojnë për ruajtjen e ndërtesës historike të Teatrit dhe protestojnë sidomos kundër ndërtimit të planifikuar të teatrit si pjesë e një kompleksi të përbërë nga ndërtesa të larta dhe një qendre tregtare, gjë që do të çonte në humbjen e hapësirës publike rreth Teatrit Kombëtar. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese në këtë drejtim ende mungon. (Informacione të mëtejshme gjeni në: https://bit.ly/2YutLev)

Teatri Popullor i Vjenës solidarizohet me njerëzit e Teatrit në Shqipëri dhe ndan shqetësimin e tyre. Protestat të cilat tashmë zgjasin prej më shumë se një viti dhe i mban gjallë përkushtimi dhe kreativiteti, dëshmojnë për rëndësinë e madhe që Teatri Kombëtar historik ka për njerëzit e teatrit dhe publikun, per qytetarët e qyetaret e shumta të Tiranës.

Në këtë vend në qendër të qytetit është bërë vazhdimisht teater që prej 70 vitesh. Është një vend i ballafaqimit të gjallë artistik dhe shoqëror. Vende të tilla janë pafundësisht të çmuara, për artin sikurse edhe për shoqërinë e qytetit dhe ata i përkasin komunitetit. Një traditë që shkatërrohet një herë është e humbur në mënyrë të pakthyeshme.

Ne mbështesim protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër mospërfilljes të strukturave të rritura në të mirë të interesave private komerciale – duke e ditur që kjo protestë na përket edhe neve njerëzve të teatrit në vende të tjera.
>>>>> Le të shpresojmë që Teatri Kombëtar historik do të arrijë të mbrohet!

Exit mobile version