Ronaldo flet për të ardhmen e Neymar

Cristiano Ronaldo pret që shoku i tij, i cili po kërkohet nga Barcelona, Neymari, do ta vazhdojë karrierën e tij me Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi brazilian ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë këtij afati kalimtar të verës, që kur ia bëri të ditur trajnerit Thomas Tuchel se dëshiron të largohet nga PSG-ja, qysh para se të fillojë turneu i Kupës së Amerikës.

Kampionia e La Ligës, Barcelona, besohet se ia ka ofruar 100 milionë euro plus dy futbollistë të ekipit të parë Paris Saint-Germainin në tentim për ta kthyer brazilianin 27-vjeçar në “Camp Nou”, dy vjet pas largimit të tij.

Ish-klubi i Ronaldos, Real Madridi, dhe klubi i tij aktual, Juventusi, gjithashtu janë raportuar si destinacione të mundshme për Neymarin këtë verë. Megjithatë, portugezi beson se Neymari do të qëndrojë në “Parc des Princes”.

“Nuk e di. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe unë kam marrëdhënie shumë të mirë me të. Ka shumë thashetheme për të, për Real Madridin, Barcelonën e Juventusin”, u shpreh Ronaldo.

“Kjo është puna e mediave, sepse ju duhet t’i shitni gazetat. Por, unë mendoj se ai do të qëndrojë në Paris dhe, nëse jo, do ta kërkojë një vend ku do të jetë i lumtur dhe ku mund ta shprehë stilin e tij të lojës”.

“Shpresoj se ai do t’i shmanget lëndimeve sepse ka pasur shumë të tilla dhe kjo gjë duhet të jetë shqetësuese për të”.

“Unë shqetësohem sepse  më pëlqen ta shoh atë duke luajtur. Pavarësisht se ku luan, është e rëndësishme që ai të kujdeset për veten dhe të mos pësojë lëndime. Kjo është ajo që unë ia uroj atij”.

Ronaldo u largua nga La ligës rreth 12 muaj pas Neymarit. Portugezi e filloi sfidën e re të karrierës së vet në Serie A me Juventusin, ndërsa braziliani vendosi t’i bëjë hapat e radhës në Ligue 1 me Paris Saint-Germainin.