Cirku i “Rilindjes”

Nga Bardh SPAHIA

Pasi kthyen pas tre dekadash votimin monist, tani vijon kllounada e festimit te suksesit se ne gare me veten, u fitua ndaj vetes. Cirkut i jep peshe edhe vete kryeministri ilegjitim, qe ia doli te hyje ne histori se po instalon monizmin e mburret me kete! Natyrisht nuk i vjen zeri se njeriun e vet qe mbron me force, SHBA-te ia shpallen non grata.

Ne fakt fale mbrojtjes se Rames, Gjushin s’ka guxuar njeri ndonjehere ta hetoje, pavaresisht se c’ka denoncohej sistematikisht, u tha cope nga DASH, “i perfshire ne raste madhore korrupsioni”. Nuk eshte surprize veprimi ndaj Dakos, por vec prova e rradhes se sa i rrezikshem eshte ky rregjim per shqiptaret!

Prandaj zgjidhet cirku si forme shperqendrimi per 85% te shqiptareve qe i dhane grushte bojkoti votimeve moniste, e 100 mije te tjereve qe ia kthyen me te pavlefshme, votat qe u detyruan me pahir te hidhnin ne kuti!

Fasada e forces se pushteteve te uzurpuara, nuk e fsheh dot kalbjen deri ne palce te nje rregjimi te diskretituar edhe nderkombetarisht! Konjukturat gjeopolitike nuk jane mburoje e perhershme!

#CirkuNukFshehDiskretitimin