Ballina News Rama shpërblen veten me 500 milionë lekë, Titit, kockën 18 milionë lekë

Rama shpërblen veten me 500 milionë lekë, Titit, kockën 18 milionë lekë

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, vetëm dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin final të tyre, me katër vota pro dhe një kundër ndërkohë me miratimin e tabelës përfundimtare, KQZ shpërndau edhe fondet për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Pas fitores në 60 bashki, PS do të shpërblehet edhe me fonde nga buxheti i shtetit si forcë politike fituese ndërkohë shuma që do të përfitojë është 49.966.219 lekë.

Partia Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, është një tjetër subjekt politik që mori pjesë në zgjedhje pavarëisht se u regjistrua vetëm ditë para tyre dhe që do të marrë një fond prej 1.800.691 lekësh nga buxheti i shtetit.

Por jo të gjitha subjektet që morën pjesë në procesin zgjedhor të 30 Qershorit do të shpërblehen pasi nga 44 subjekte, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi kanë marrë më pak vota se 4 vite më parë.

Bie në sy Partia Fryma e Re Demokratike e drejtyuar nga ish-Presidenti Bamir Topi e cila për shkak të rezultateve të marra do të duhet të kthejë një shumë prej 2.2 milionë lekësh.

Exit mobile version