Miku i madh i shqiptarëve emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, lidhjet e tij në Shqipëri

President Donald Trump meets with the Republican Study Committee regarding healthcare in the Oval Office, Friday, March 17, 2017. (Official White House Photo by Shealah Craighead)

Nga Beqir SINA – New York

Presidenti Trump njofton se ka caktuar Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe të shërbejë si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
WASHINGTON D.C.: Presidenti Trump, njoftoi emërimin në mediat sociale më herët pasditen e së dielës, se Ratcliffe i cili më parë kishte qenë një pretendent i lartë për Prokurorin e Përgjithshëm, të caktohet në postin e Drejtorit të Intelingjencës Kombëtare të SHBA.

Presidenti Trump shkruajti në rrjetin social se do të emërojë Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe (R-TX-4) për të zëvendësuar Dan Coats si Drejtorin e ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI) pasi Coats të japë dorëheqjen në 15 gusht.
Pasi të konfirmohet, nga Senati, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare i cili shërben si këshilltar kryesor i presidentit për çështje të sigurisë kombëtare dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e komunitetit të inteligjencës amerikane, me një herë nisë nga puna e tij në Itelegjencën Kombëtare.

Duke njoftuar emërimin e Ratcliffe përmes Twitter, presidenti shkroi, “Unë jam i kënaqur të njoftoj se Kongresisti shumë i respektuar John Ratcliffe nga Teksasi do të emërohet nga unë për të qenë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare.”

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane. Kjo garë ishte e dukshme në atë që ishte hera e parë në dy dekada që një kongresmen i “jetë gjatë” në karrierën e tij si republikan në Teksas, të humbiste një sfidë kryesore, me kundër kandidatin e athershëm Ratcliffe.

Në 2004, Ratcliffe u emërua për të mbikëqyrur përpjekjet e anti-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare për Qarkun Lindor të Teksasit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Tre vjet më vonë, ai u bë Ushtruesi i Detyrës së SHBA për Rrethin Lindor të Teksasit nën ish-Presidentin Xhorxh W. Bush, të Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Si Avokat fedreal i SHBA, Ratcliffe, ishte një nga prokurorët federal të përfshirë në çështjen Fondacioni Tokë e Shenjtë, në të cilin pesë individë u dënuan për financimin e terrorizmit dhe për të siguruar miliona dollarë prej Hamasit. Ai gjithashtu mbikëqyri Operacionin Plymouth Rock, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të mbi 300 të huajve të paligjshëm për mashtrim identiteti.

Ai shërbeu gjithashtu si kryebashkiak i bashkisë Heath në Texsas, një qytet i vogël në zonën e metrosë Dallas-Fort Worth.
Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.
Para emërimit të tij të fundit, Ratcliffe ishte gjithashtu një konsideratë kryesore për të zëvendësuar Jeff Sessions si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA pas dorëheqjes së Sessions në nëntor.

Në Twitter, Presidenti Trump vazhdoi me njoftimin duke thënë se Ratcliffe “do të udhëheqë dhe frymëzojë madhështinë për vendin që ai do- “Amerika e Para – America First”, para se të falënderonte Coats, për “shërbimin e tij të shkëlqyeshëm për vendin tonë” shkruajti zoti Trump.

Gjatë qëndrimit të tij dy vjeçar si DNI, Coats shpesh u duk se kishte të bënte me një marrëdhënie polemike me presidentin, në të cilin të dy nuk pajtoheshin publikisht për çështjet e sigurisë kombëtare që lidhen me Korenë e Veriut, Iranin dhe praninë e ISIS në Lindjen e Mesme. Coats gjithashtu u tha prokurorëve se ai ishte nxitur nga presidenti të mohojë çdo lidhje midis fushatës së Rusisë dhe presidentit Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diaspore, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe .

Kongresisti republikan i Texasit John Ratcliffe, ka lidhje të forta edhe me kryetarin e Partisë Republikane në Shqipëri – Fatmir Mediun.

Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë .

“Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka nominuar Kongresistin John Ratcliffe (R-Texas) për të shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare (DNI) , shkraun Smajli, dhe vazhdon : “Kongresisti Republikan John Ratcliffe nga Dallas Texas , per shume vite eshte mik ingushte i Presidentit z. Nazar Mehmeti , dhe sekretarit te pergjithshem te Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare,” pra i imi thote Ismet Smajli .

Ai me tej shpjegon se Kongresisti z.John Ratcliffe, eshte mik dhe perkrahes I fuqishem I Kosoves dhe i Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare , z.John Ratcliffe, ishte prezent dhe mbajti nje fjalim rasti si I ftuar i vecante , ne ‘’Forumin Ekonomik Mbrekombetar i Diaspores Shqiptare” ne New York s ne vitin 2016 , i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve te Diaspores Shqiptare ne Amerike.

Ndërkohë, ky ka qene një takim i bukur edhe për mua – mbasi mu dha rasti të takohesha me ish Këshilltarin e lart për siguri të ish – Presidentit Bush – Kongresmenin Republikan z. John Ratcliffe, nga Teksasi, mikun e madh i të gjithë shqiptarëve, dhe miku i ngushtë – i veprimtarit të njohur nga Teksasi Nazar Mehmeti, Ismet Smajli si edhe i veprimtarve Ylber Korca, Gani Fejza, pra i gjithë komunitetit shqiptar në Dallas – Distriktin e Kongresit ku ai shërben, pjesmarrjen e tij në Samitin historik të Rrjetit të Bizneseve Shqiptarë, në Diaspore, i mbajtur për tre dite me radhë në New York, Shtator 2016.

Ratcliffe fitoi rizgjedhjen në 2018 me mbi 50 përqind. Ai aktualisht shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan.

Pas emërimit nga Presidenti Trump, të Ratcliffe, miratimi i tij do t’i nënshtrohet konfirmimit nga Senati, i cili si mësoi Bota sot, do të jet vetëm një “formalitet” mbasi nuk pritet të ketë kundërshtime lidhur me emrimin e tij nga Presidenti Trump.