Krimi bën ligjin! Hidhet në erë me tritol një lokal në Peshkopi, plagosen dy kalimtarë. I vihet zjarri lokalit në Lezhë

Një lokal në Peshkopi është hedhur në erë me tritol. Nga të dhënat paraprake mësohet se janë plagosur dy kalimtarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ndërsa bëhet e ditur se, nga shpërthimi ka dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, një lokal është djegur mëngjesin e së dieles tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Sipas raportimeve të para lokali që u dogj është në pronësi të Pjetër Prelës.

Prela është personi që denoncoi skandalin me tokat tek Rana e Hedhun. Lokali në fjalë digjet për herë të dytë brenda pak muajsh. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë për djegjen e parë te lokalit

Më datë 30.05.2018, rreth orës 02:24, është marrë njoftim se te Rana e Hedhun në Shëngjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri, në pronësi të shtetasit P.P.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale.