Ambasadori i BE-së tërhiqet nga deklarata kundër Teatrit, tani flet për dialog me artistët

Ambasadori i BE, Soreca është tërhequr nga deklaratat kundër Teatrit dhe atyre që e mbrojnë këtë pasuri kombëtare duke deklaruar se përgjigja e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe ndryshe nga qëndrimet e deritanishme, ai është shprehur për dialog me artistët.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot ndaj një gazetari për çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e nevojshme të theksoj se sot kam përsëritur qëndrimin e shtatorit të kaluar të Komisionit Evropian, kur autoritetet shqiptare u ftuan për të ndjekur parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg.

Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që t’i jepet kohë procedurave institucionale për të arritur një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore për këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.

Në fund përfundova duke thënë se Delegacioni i BE-së është plotësisht i angazhuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë.”
*********************
EU Ambassador Luigi Soreca on Tëitter:

“I note with concern that my ansëer today to a question on the issue of the National Theatre has been presented out of context. It is therefore useful to stress that today I reiterated the position already stated last September by the European Commission, when the competent Albanian authorities ëere invited to pursue the compliance ëith EU public procurement principles and to ensure non-discriminatory market access.

I also stated today that transparency of procedures is essential to ensure fair and free competition. I added that it is necessary that time is given for the institutional procedures to reach a decision on any legal dispute existing on this matter, in full respect of the rule of laë.

I finally concluded by recalling that the EU Delegation is fully committed to protect freedom of expression as core fundamental right and is ready to continue the dialogue with artists and citizens involved.”

European External Action Service – EEAS
European Commission
EU Neighbourhood & Enlargement

Reagimi i fortë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj Sorecës

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e aleancës i kujtojnë ambasadorit se me qëndrimet e tij ka dalë nga statusi dhe kompetencat e një ambasadori. Gjithashtu, Aleanca thekson se ambasadori i BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare mund të rekomandojnë vetëm respektimin e vendimeve të drejtësisë, por jo të legjitimojë tendera fiktivë dhe të dyshimtë.

“Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor”,- thuhet në deklaratën e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit .

Duke kritikuar qëndrimet e ambasadorit, Aleanca shprehet se diplomati i BE u rreshtua me në kreh të Edi Ramës dhe kundër artistëve. “Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë”,- deklaroi Soreca.

Deklarata e plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik.

Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro.

“Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor.

Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keqplanifikimit dhe keqzbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë”.