Sot protesta ndryshe kundër rritjes së çmimit të karburanteve, fik makinën ora 12.00

Një protestë ndryshe kundrër babazisë dhe arrogancës së qeverisë në rritjen e çmimit të karburanteve. Java e re nis me protesta në Shqipëri.

Pas pr/ligjit të qeverisë për rritur çmimin e karburantit, pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që ditën e nesërme qytetarët, përdorues automjetesh dhe jo vetëm, të protestojnë kundër kësaj nisme të qeverisë, raporton Syri.net.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja është përkrahur nga shumë qytetarë, të cilët nesër pritet ti bashkohen protestës paqësore.