Berisha takohet me Stephen Harper: Problematika madhore e krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me rëndësi me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Berisha shkruan se, e ka njohur mikun e shquar me problematikën madhore të krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri, shkatërrimin e mekanizmit zgjedhor në vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarrës në të gjitha nivelet.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Sot pata kënaqësi të veçantë të drekoj me presidentin e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, z Stephen Harper, i cili në nëntor të vitit 2007 më kishte pritur si kryeministër i Kanadasë në Otava dhe mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në drekë pata rastin ta njoh mikun e shquar me problematikën madhore të krijuar nga instalimi i narkoshtetit në Shqipëri, shkatërrimin e mekanizmit zgjedhor në vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarrës në të gjitha nivelet.

Gjatë drekës, diskutuam gjithashtu për probleme të rajonit, rrezikun e madh që paraqesin përpjekjet luftënxitwse të ndryshimit të kufijve në Ballkan, përpjekje që kanë qënë shkaku i të gjitha luftërave të shumta të rajonit.

Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, diskutimet ishin të hapura.

1 13

2 14

3 9

4 7