Protestuesi në gjyq me shenjat e dhunës policore, paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën e Lleshin

Arif Kaloshi, një prej të arrestuarve politikë nga Rama-Lleshi u shfaq në Gjykatë me shenja dhune, që sipas tij i janë bërë gjatë arrestimit. Gjykata e Dibrës dha masat e sigurisë për të arrestuarit për sulmin ndaj KZAZ 19 në Dibër.

Kaloshi u shfaq pas kafazit të xhamtë me hematoma në duar e të nxira në syrin e djathtë, të cilat i janë shkaktuar gjatë arrestimit nga Forcat RENEA.

Lidhur me këtë akt banditesk të policisë reagon edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Sandër Leshi: “Do përgjigjeni personalisht”.

“Heroi i votës së lirë Arif Kaloshi para narkogjyqit i i torturuar shtazërisht nga kriminelë me uniformë, të cilët e arrestuan në 3:00 të mëngjesit me 5 pjestarë të familjes Kaloshi. Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku do mbahen personalisht përgjegjës për aktin kafshëror. Rama ik! Fitore!”, shkruan ish kryeministri Berisha në reagimin e tij.

Heroi i votes se lire Arif Kaloshi para narkogjyqit i i torturuar shtazerisht nga kriminele me uniforme, te cilet e arrestuan ne 3:00 te mengjesit me 5 pjestare te familjes Kaloshi. Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku do mbahen personalisht pergjegjes per aktin kafsheror. Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 2. Juli 2019