Mziu falenderon qytetarët për bojkotin që i bënë Ramës: Respekt dhe mirënjohje për qëndresën e gjithësecilit

FALENDERIM

Të nderuar bashkëqytetarë. Sot ishte një ditë e vështirë për të gjithë, pasi u përballët me shfaqje të së shkuarës. Ju që keni mundur të përjetoni në diktaturë votimin komunist, ju të rinj që vetëm keni dëgjuar, me dinjitetin që iu karakterizon ia keni dal që më 30 qershor t’i jepni një mësim të mirë bllokmenëve të rinj, që pas shkatërrimit të Shqipërisë përmes korrupsionit dhe krimit guxuan të shkojnë në votime një partiake.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Sot për çfarë treguat duke braktisur masivisht këtë farsë qeveritare, e denjë për regjime diktatoriale, meritoni respektin tim maksimal si kryetar i Bashkisë Kamëz dhe kryetar i degës së PD.

Meritoni respektin dhe mirënjohjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe opozitës shqiptare, pasi i keni treguar Edi Ramës (jo për herë të parë në fakt), këtij diktatori në tentativë se kurrë nuk do mund të dhunosh lirinë, votën e lirë.
Pjesmarrja me 9.9%, është goditja më e madhe që i keni bërë kreut të organizatës Rilindjes Edi Ramës, regjimit të tij, i cili në marrëzinë që e karakterizon hyri në këtë proces të paligjshëm, antikushtetues duke kërkuar madje dhe përballje, por, ju me qytetarinë që iu karakterizon nuk ratë preh e provokimeve të Rilindjes dhe bandave të saj.

Respekt dhe mirënjohje për gjithësecilin që jo vetëm i thatë “Jo” kësaj maskarade, por, me durimin dhe qytetarinë që ju karakterizon monitoruat pjesmarrjen në votimin e tipit komunist, si dhe çdo incident të mundshëm që mund të vinte nga Rilindja dhe bandat e saja ku mund t’i faturoheshin Kamzës dhe banorëve të saj fisnikë.

Të nderuar bashkëqytetarë, e di shumë mirë që kur juve ju rrezikohet liria, dini të qëndroni dhe reagoni në çfarëdo mënyre dhe këtë e keni treguar mësë miri. Por, sot me rezistencën tuaj paqësore duke u kujdesur të neutralizonit çdo provokim të mundshëm, e përdorët si “armën” më të mirë në fushëbetejën politike, në kushte krejt të pabarabarta në votimin putinist që realizoi Edi Rama dhe Rilindja.

Në kushtet e presionit për heqjen e bukës së gojës një falenderim kam për ata punonjës të administratës publike të cilët rezistuan duke mos u paraqitur në procesin farsë për tu bërë pjesë e kësaj maskarade të organizatës Rilindje.

Rezultati për sektin Rilindje edhe pse vet kanë votuar dhe numëruar, ishte zhgënjyes. Shifrat janë kokëforta ku tregojnë që ky pushtet kriminal ka rënë dhe se po tentojnë të rrinë në karrige me gjuhën e forcës. Braktisja që shqiptarët i bënë Ramës dhe Rilindjes duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike është tregues që tashmë shumica e shqiptarëve nuk janë për këtë model qeverisje.

Ky votim do të thotë që shqiptarët duan ndryshimin e madh dhe ai do të vij shpejt.

Edhe njëherë faleminderit. Ne bashkë jemi të fortë dhe do të qëndrojmë deri në fitoren e madhe.

65636814 448516639261084 7917393428420231168 n