Thirrja e Bashës për shqiptarët: Rama po reagon si bishë e plagosur në fundin e tij

Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar në një konferencë shtypi se Rama është pranë fundit të tij dhe ky është qëllimi që po reagon si një bishë e plagosur.

“Mos u provokoni nga skenaret kriminale te Rames ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demorkatike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimeve dhe e skenarëve kriminalë të Edi ramës dhe shpurës së banditëve të tij. Ne jemi të fortë.

Ne jemi shumicë. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrpasht. Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë. Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti. Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje.”, tha Basha.
a.