Shoqata e ish të Përndjekurve politikë Antikomunistë dënon sulmet dhe presionet ndaj kryebashkiakes së Shkodrës

Shoqata e ish të përndjekurve politikë Antikomunistë të Shqipërisë dënon sulmet dhe presionet qeveritare ndaj kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një reagim të kësaj shoqate thuhet se, kryebashkiakia e Shkodrës ka mbështetjen e të gjithë të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë në qëndresën e saj epike kundër rikthimit të diktaturës.

Reagimi

Ne te perndjekurit politike antikomuniste te Shqiperise denojme me neveri sulmet dhe presionet banale te kryeministrit ndaj kryetares se Bashkise Shkoder znj. Voltana Ademi. Keni mbeshtetjen e te gjithe te perndjekurve politike antikomuniste te Shqiperise ne qendresen tuaj epike kunder rikthimit te diktatures. Mos u ligeshto nga fyerjet e pjelles se nje krimineli qe varte njerezit tane poete antikomuniste. Ne e dime qe: çlind nga macja gjuan minj. Ju jeni perfaqesuesja jone fisnike e dinjtoze, politike e gjenetike. Jemi krenare e te nderuar qe je njera nga ne. Zoti te bekofte Voltana Ademi!

www