Revoltë në Dibër, protestuesit rrethojnë KZAZ-në, policia i sulmon me gaz helmues

Protestë e fuqishme edhe në Dibër. Protestuesit e shumtë kanë rrethuar KZAZ-në nr.19 ndërsa forca të shumta policore kanë sulmuar me gaz helmues.

Po shoqërohet me tensione të ashpra protesta pranë KZAZ numër 19 në Dibër. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit nuk e ka kursyer aspak gazin lotsjellës.

Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës.

Protestuesit janë shprehur se do të qëndrojnë aty deri në orën 24:00.

Tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës ndërsa në Vaun e Dejës materialet zgjedhore u dogjën mbrëmjen e së enjtes.