Reagimi i shkrimtarit: Të dielën nuk do të votoj, nuk bëhem pjesë e farsës

Bardhyl LONDO

Te dielen nuk do te votoj sepse nuk dua te behem pjese e nje farse qe do te na beje edhe njehere tjeter:delen e zeze ne mes te Europes. Pasi na kane akuzuar per vite e ndoshta shekuj se s’dime te vetqeversemi, tani do hyjme ne analet e historise por edhe te humorit si vendi i vetem me Europe qe organizon zgjedhje monopartiake dhe i shet ato per demokratike.
Per te votuar per Tiranen sot e ne vazhdim do te postoj disa vjersha nga cikli shkruar dy vitet e fundit TIRANA BRENDA.

THERRJA E PLEPAVE BUZE LANES
Ata ishin paqesore
si nje tufe pellumbash mbi lendinen e gjelber.
Ata ishin naive
si rekrutet rishtare qe i nisin me muzike kahsapanes te luftes
dhe nuk e marrin me mend se cfare i pret.
Ata ishin delikate

si virgjereshat para se ti bejne fli.
Po erdhen ca njerez te cuditshem
me sharra dhembemedha ,
me nofulla katalanesh,
me sopata tehmprehta
dhe i therren plepat pa meshire.
Kasape ishin,
kasape te gjithe.
Shtrire ashtu pa jete,
kufoma pa emer,
pa identitet,

flakur pa meshire ne morg pas nje masakre,
te mbytnin lotet kur i shikoje,
por askush nuk u perlot,
askush nuk u hodhi nje tufe lule
per ti percjelle drej asgjese.
Vetem vone,
kur i hipen mbi ca makina perbindsha per ti cuar ne fabriken e letres,
nje tufe gjinkallash
si nje tufe vajtojcash
ra permbys mbi cungjet e gjymtuar
dhe ja dha kujes.
Naten qyteti fjeti i qete.
Nuk e di cfare endrash pa.
Me siguri endra
ku ujqit i shfaqeshin si qengja
dhe thertoret si lulishte.
Kasape jane te gjithe,
kasape.