Ish-futbollisti rrëfen si e morën me forcë nga shtëpia 10 policë pa asnjë shkak dhe e mbajtën 5 orë në komisariat

Ish-futbollisti i Apollonisë dhe njëherësh anëtar i kryesisë së PD-së në Fier, Pandeli Tole, është shoqëruar dje për rreth 5 orë në komisariatin e Fierit, pas asnjë motiv dhe arsye.

Në një intervistë dhënë për Fax Neës, Tole u shpreh se 10 punonjës të policisë që e shoqëruan kanë ushtruar dhunë ndaj tij, dhe nuk i kanë dhënë asnjë lloj shkrese për arsyet e marrjes në komisariat.

Gjatë ditës së djeshme në Fier, ishte i pranishëm kryeministri Rama, dhe kjo duket se ka sjellë dhe shoqërimin e tij dhe mbajtjen për 5 orë në komisariat.

“Ditën e djeshme rreth orës 16:00 vijnë policët dhe më trokasdin në derë, më kërkojnë që të shkoj në komisariat me urdhër të shefit. I kam pyetur për motivin dhe nuk ma kanë dhënë, iu thashë që të më sillnin shefin dhe të më thojë se pse duhet të shkojë në komisariat. Nuk kishte asnjë shkresë dhe asnjë gjë.

Më marrin me zor 10 efektivë të policisë, dhe më mbajnë në komisariat për rreth 5 orë, është hera e disatë që më shoqërojnë, Dje ishte e paprecedent, se unë nuk isha as pjesë e protestës, në ndryshim nga herët e tjera”, u shpreh Tole. Anëtari i kryesisë së PD tha se, situata në Fier është e tensionuar përpara zgjedhjeve të së dielës.