Banditët e PS thyejnë me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër, policia nuk i ndalon

Video është momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër, nën administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.

Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.

Në vendngjarje janë 4 makina.

Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha.