Zgjedhjet më 13 Tetor!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar sot datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme vendore në 13 tetor.

‘Dua ta nis këtë konferencë të veçantë shtypi duke iu njohur me dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore që është 13 tetori.

Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje vendore.

Arsyeja e pare është kjo.

Arsyeja e dytë, sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore’tha Presidenti Ilir Meta.