Reagimi tjetër i fortë i Këshillit të Europës: Zgjedhje vetëm sipas standardeve ndërkombëtare

Një tjetër reagim i fortë nga Këshilli i Europës paralajmëron se nuk do të njohë zgjedhje moniste dhe me vetëm një kandidat. KiE e bën të qartë se zgjedhjet duhet të jenë vetëm sipas standardeve ndërkombëtare dhe detyrimeve ndërkombëtare që e bëjnë të qartë se nuk ka zgjedhje me një kandidat.

Pas njoftimit të parë dhe pas deklaratës të cilën më pas e fshinë nga faqja, ka reaguar sot sërish.Në një deklaratë të zëdhënësit të KiE-së thuhet se ky institucion nuk do ti monitorojë zgjedhjet në Shqipëri, por ua ka lënë këtë detyrë OSBE/ODHIR-it.

Deklaratë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës mbi situatën përpara zgjedhjeve lokale në Shqipëri
Ne ndjekim nga afër situatën përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Në këtë kontekst, ne kujtojmë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të besueshme të Këshillit të Evropës me OSBE/ODIHR, të cilët kanë vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri.