Presidenti Meta diskuton dekretin për datë të re të zgjedhjeve

Partitë e opozitës janë takuar sot me Presidentin Meta për të diskutuar mbi opsionet e daljes së vendit nga kriza e rëndë politike dhe kushtetuese.

Kreu i LZHK deklaroi pas takimit se beson se Presidenti do të dalë me një datë të re të zgjedhjeve lokale. Shehi tha se me 30 Qershor nuk ka zgjedhje pasi nuk ka dekret të Presidentit për to.

Duke folur pasi dolën nga takimi, Dash Shehi është shprehur se zgjedhje ligjore në datën 30 qershor nuk ka.

Sipas Shehit, gjatë ditës presidenti pritet që të nxjerrë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh, para tetorit kur edhe do të diskutohet për hapjen e negociatave me BE-në.

Shehi u shpreh se ky dekret pritet të dalë sot.