Tabaku i përgjigjet Ramës për refuzimin e 30 Qershorit nga KiE: Armata e Brankoleones drejt humnerës

Jorida TABAKU

Keshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ne Keshillin e Europes qe ka monitoruar e vezhguar cdo zgjedhje lokale ne Shqiperi dhe qe kish njoftuar ekipe vezhgimi te perbashketa me OSBE ka njoftuar zyrtarisht OSBE, deputetet e kuvendit dhe kedo qe te dy presidentet kane vendosur qe si rezultat i paqartesive te procesit zgjedhor (lexo faktit qe ka nje dekret presidenti te botuar ne fletoren zyrtare) do te anullojne misionin e vezhgimit.

Ne fjale te tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit ne kufijte e ligjores dhe legjitimes. Sikunder rrezon propaganden e mazhorances qe nuk la gur pa levizur per te kthyer zgjedhjet moniste me vend. Tani Rama mund te vazhdoje i qete dhe i vetem drejt zgjedhjeve njepartiake.

Me kandidate te vetem, te izoluar dhe mbase me vezhgues nga Korea e Veriut drejt 30 qershori!
Ndonese ligjerisht zgjedhjet me 30 qershor nuk ekzistojne si per Fletoren Zyrtare edhe per faktorin nderkombetar. Armata e Brankoleones le te vazhdoje drejt humneres ne te cilen eshte nisur. Por te mos perhape panik per nje informacion qe e kane marre demokrate e socialiste!