Sot protesta e opozitës/ Paralajmërimi i Berishës: Ora e supergjigandit po afron!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot, një pjesëmarrje shumë të madhe në protestën kombëtare që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 19:00. “Ora e supergjigandit po afron! Rama ik! Fitore!” ka shkruar Berisha në Facebook, krahas një fotografie nga protesta e fundit e opozitës, e cila shënoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Mbrëmjen e së premtes, kreu i opozitës, Lulzim Basha theksoi se çfarë synon kjo protestë e tetë e qytetarëve shqiptarë: “Edi Rama duhet të ikë, tha Basha. Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen shumë përpjekje për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit.

Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë. Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, per Shqiperinë e gjithë shqiptarëve”.

protest 1