Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Vazhdo po të duash, tani të pret lana

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën sot nga protesta e opozitës se në rast se ai do të vijojë farsën antiligjore të zgjedhjeve atë e pret zgjedhje. “Do ta presë Lana, do ta presë fundi i çdo diktatori”, tha Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat.

Berisha iu drejtua me një mesazh edhe Ramës, pas vendimit të Presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet, duke i dërguar një mesazh: Le të vazhdojë po të dojë”.

Më tej Berisha u shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër Ramën. “Nuk do të pranojmë zgjedhje me krimin kurrën e kurrës”, u shpreh Berisha.

Berisha ka deklaruar se, mafia do të mposhtet.

protesta2