Basha: Anullimi i 30 qershorit, rezultat i qendresës së popullit, beteja nuk ka përfunduar

Mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve pse po e marr fjalën para jush dhe gjithë shqiptarëve, arsyen pse po e marr fjalën sot.

Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonëshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë.

Ndaj më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e panbdalëshme e ndryshimit që po vjen. Ju jeni fuqia, ju jeni forca.

Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor.

Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.