Situatë dramatike pas tërmetit në Korçë, çadrat për të jetuar bagëtitë jo njerëzit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në televizionin Fax News foli për gjendjen e banorëve të Korçës të cilëve tërmetet e njëpasnjëshme iu shkatërruan shtëpitë duke i bërë të pabanueshme:

“Situata në Korçë ishte dramatike në faktë. Gjithë djersa e atyre banorëve e ka bërë të pa banuesghme shtëpite e tyre. Çadrat janë jashtë standardit për të jetuar bagëtit dhe jo njerëzit, ushqim nuk ka. Nuk ka shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme . Edi Rama nuk pati ndonjë kujdes për këta banorë. Gjithçka tjetër që ka të bëjë me bagëtit rrinë burrat e familjes për ti ruajtur të braktisur nga qeveria.”

Salianji bëri një thirrje kundrejtë gjithë qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 8 qershorit:

“Nuk ka nevojë për më shujmë kauza në protestën tonë. Unë kam një thirrje që të gjithë që kanë një shqetësim duhet të dalin në protestë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre duke kuptuar që populli është sovrani dhe të mos trajtohen më si skllevër”, tha ai.