Intervista e gazetarit të Bild: Shqipëria qeveriset nga mafia e korruptuar, ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo…

Peter Triede, gazetari i gjermanes Bild, i cili publikoi 6 përgjimet e fundit nga dosja 339, e cila bën fjalë për shit-blerjen e votave në qarkun e Durrësit, tha mbrëmjen e sotme se ka një material të tretë, që mendohet se ka të bëjë me trafikun e drogës dhe shit-blerjen e votave, ose korrupsionin zgjedhor, sikundër njihet nga Kodi Penal shqiptar.

Triede tha se ka prova dhe është i gatshëm të shkojë në gjykatë.

“Jam gati të përballem në gjykatë, unë jam i bindur për materialet që kam, ndërsa shqiptarët do të binden se nga cila qeveri drejtohen”, tha gazetari gjerman.

Intervista e plotë

Përgjimet audio që ju keni publikuar në Bild kanë shkaktuar një furtunë të vërtetë në Shqipëri. Herën e parë disa persona nga mazhoranca ju akuzuan si të paguar nga opozita

Kjo është totalisht marrëzi, pakuptim. Unë jam një gazetar gjerman, jetoj në një vend të lirë dhe tek ne, gazetarët paguhen nga punëdhënësit e tyre dhe ky punëdhënës quhet Bild dhe jo opozita shqiptare. Unë madje, nuk njoh fare dikë nga opozita shqiptare.

A mbani ju përgjegjësi për autenticitetin e këtyre përgjimeve? Sepse në një situatë krize si kjo që po kalon Shqipëria kjo mund të konsiderohet si një goditje e fortë...

Ky është material i vërtetë, nuk ka mashtrime ne e kemi testuar këtë material ashtu siç veprojnë, pra bëjmë gjithmonë me informacionet. Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana.

Si gazetar me eksperience a mendoni se publikimi i këtyre përgjimeve do të ndikojë në qëndrimin zyrtar të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe hapjes së negociatave?

Nuk mendoj se kjo është diçka që domosdoshmërisht do të mund të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë, pasi për Gjermaninë ka rëndësi që Shqipërisë të mos i ndodhë e njëjta gjë si me Malin e Zi, që ndikohet nga rusët. Pra dhe ajo të mos ndikohet nga Turqia. Të gjithë duan ta kenë për vete Ballkanin, por për Gjermaninë rëndësi ka gjendja aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, me korrupsionin e madh që ka, me mungesën e lirisë së shtypit, me mungesën e gjyklatave. Juve nuk kene madje as gjykatë kushtetuese. Me të gjitha këeto Shqipëria kërkon ose përpiqet të anëtarësohet në BE. Ky është rasti aktual.

Si mendoni se duhet të reagojë qeveria shqiptare në një rast të tillë? A keni patur raste të ngjashme dhe si është proceduar më vonë?

Qeveria shqiptare ndoshta nuk ka se si të mund të reagojë ndryshe, përveçse të pretendojë se gjithçka është një mashtrim apo një konspirim i madh. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe ata gjermanë thonë krejt hapur dhe qartë që Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia. Pra politika duhet ta ketë të qartë se çdo të thotë dhe çfarë është mafia. Në fakt ajo vetë është mafia.

Këro shkrime ishin të planifikuara apo erdhën si reagim pas shkrimit të parë për Shqipërinë?

Pasi qeveria juaj pretendoi se unë jam blerë dhe gjihhçka është mashtrim, vendosëm të vazhdonim kërkimet dhe të vërtetonim se neve nuk na ka blerë askush dhe të gjitha këto informacione janë të vërteta.

Eshte e kotë t’ju pyes për burimet e përgjimeve, por në Shqipëri ka dyshime dhe deklatata politike që një pjesë e tyre janë pjese e dosjeve që jane tek Krimet e Rënda. I jeni referuar më së shumti burimeve shqiptare apo atyre gjermane?

Burimet shqiptare. Prej andej e ka origjinen materiali. Materiali është i pranishëm edhe ne gjermanisht. Por siç e thashë, ai vjen nga Shqipëria dhe unë e kam marr nga Shqipëria

Ka shumë ishoficerë policie në Shqipëri që kanë investiguar raste të implikimit të drejtuesve politikë me çështje korrupsioni, të cilet tashmë kanë kërkuar ose kërkojnë azil politik në vende të tilla si Holanda, Zvicra apo vendet skandinave

Kjo është një pyetje interesante, përse duhet të përndiqen policë shqiptarë? Ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo të policëve nga Vlora, të cilët duhet të arratiseshin në Zvicër. Mund të marrim edhe rastin e policëve të tjerë që kanë ikur në Holandë apo të drejtorëve të klinikave spitalore të cilët kanë qenë të detyruar që të japin (lëshojnë) raporte mjekësore për krimineltët, me qëllim që këta bosë të drogës apo të mafias të dalin nga burgu. Përse duhet të arratisen këta njerëz? Përse përndiqen ata në Shqipëri? Dritan Zagani, apo policë të tjerë kanë qenë në burg pa një padi. Policët kanë qenë në arrest shtëpie dhe duhet të arratiseshin nga Shqipëria, pasi kanë dalë kundër politikës. Neve personalisht këto audio nuk na nevojiten, por mendoj se nevojiten për kolegët shqiptarë dhe për policët e guximshëm që kanë vepruar në mënyrë të tillë, që ato të publikohen.

Në përgjimet tuaja janë përmendur shumë emra të njohur. Si keni menduar të përballeni me ta në rast se do t’i drejtohen gjykatës?

Uroj dhe shpresoj që ta bëjnë këtë gjë, pasi kështu do dalin në gjyq dhe ne do të paraqesim provat. Edhe unë vlej si provë, sigurisht. Kështu gjykatësit do të vërtetojnë nëse unë gënjej dhe nëse ju në Shqipëri qeveriseni nga një mafia e korruptuar. Unë e di që kam të drejtë.

081F7780 C032 4B28 8466 C7E106410D43