Gazetari gjerman i përgjigjet Gjushit: Së shpejti përgjime të reja nga dosja ‘339’

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi dje 6 përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako flet në emisionin “Opinion” nw Tv Klan.

Ai tregon se ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policië shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, tha Tiede.

Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do t’i publikojë edhe ato.

auto dakoo1559848487