Deklarata e fortë e gazetares në studio: Dako ka folur me Avdylajn, e konfirmon prokuroria…

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëzuar pretendimet e Vangjush Dakos, i cili në emisionin “Opinion” tha se nuk ka folur asnjëherë në telefon me Astrit Avdylajn.

Dako me këtë pretendim ka rrëzuar përgjimin e publikuar dje nga BILD, sipas të cilit Avdylaj komunikon me kryebashkiakun e Durrësit.

“Në pesë përgjime Avdylaj flet me ata persona që thuhet, ndërsa në rastin tim unë nuk flas me atë”, tha Dako.

Por, e pranishme në emisionin “Të paekspozuarit”, Lala u shpreh se pretendimet e Dakos nuk janë të vërteta, pasi numri është i konfirmuar nga Prokuroria dhe përgjimet janë të autorizuara.

“Është numër i konfirmuar nga Prokuroria, janë përgjime të autorizuara dhe të konfirmuara nga Prokuroria, ky është numër i Astrit Avdylit, që përdoret nga Astrit Avdyli”, tha gazetarja.

I vënë para përgjimit Vangjush Dako ka mohuar që në përgjim të jetë duke folur me Astrit Avdylaj.

Fevziu: Zoti Berisha ka thënë që Rama nuk ju hap më telefonin….

Gjushi: Diversionet e zotit Berisha nuk kanë të sosur. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Fevziu: Nuk jeni shqetësuar fare nga këto përgjime

Gjushi: Fare!

Fevziu: Akullorja shkriu (referohet videos ku Gjushi thotë jam akullore i pastër)

Gjushi: Çfarë ka ndryshuar?

Fevziu: Një person që del në 6 biseda….

Gjushi: Ai vetë flet vetë përgjigjet

Fevziu: Ju jep urdhëra juve

Gjushi: Vetë flet, vetë përgjigjet. Edhe ti si Astrit Avdulaj vetë flet vetë përgjigjesh.

Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj.

Fevziu: Më kë jeni duke folur.

Gjushi: Gjejeni  ju. Ta gjejë gjermani

Gjushi: Tani po flet si Prokuror

Kjo tregon që një mendje e hollë e ka manipuluar për të krijuar lidhjen me pesë telefonatat e tjera….