Prof. Dr Ulusiu kërkon burg për prokurorët që kanë nxjerrë sekretin e përgjimeve të Ramës me mafian

Prof. Dr. Ulusi Manja, ndryshe edhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve ka kërkuar nxjerrjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre prokurorëve që sipas tij kanë nxjerrë sekretin hetimor duke zbardhur përgjimet e Ramës, Dakos me organizatën kriminale të Avdylajve.

Në vend të nje reflektimi ligjor të PS ndaj përgjimeve ajo që shihet është se Rama po reagon si kreu i një organizatës kriminale duke u hakmarrë ndaj prokurorëve që sipas tij duhet të mbanin të fshehtë lidhjet e tij me mafian

Përgjimet e publikuara nga Bild kanë sjellë debat në Komisionin e Ligjeve, ku disa deputetë kanë kërkuar që të ketë një sqarim nga ana e Prokurorisë për materialet e publikuara nga media gjermane.

Një prej tyre që kërkoi sqarim nga ana e prokurorisë ishte dhe Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se kjo është një çështje me interes publik dhe nuk duhet trajtuar si çështje pazaresh dhe thashethemesh.

Asnjë prej deputetëve socialistë nuk mohoi përgjimet, po gjithë ideja e tyre qëndronte te sekreti hetimor, duke qenë se në Komision po diskutohej mbi projektrezolutën për prokurorinë.

“Prokuroria të dalë dhe të thojë se çfarë po ndodh me hetimet kur ka çështje me interes publik. Duhet informuar publiku, nuk duhen trajtuar çështjet si pazare dhe thashetheme”, u shpreh Xhafaj, ndërkohë që Vasilika Hysi shkoi dhe më tej kur tha se kush nxjerr sekretet hetimore duhet të ndëshkohet sipas ligjit, duke kërcënuar në këtë mënyrë haptas prokurorët që merren me këtë çështje.

Në debat u përfshi dhe deputeti Spartak Braho, i cili tha se shumë prej prokurorëve janë të politizuar, dhe nxjerrin në media informacione në bazë të preferencave të tyre.

“Kemi prokuror të politizuar të cilët i përdorin informacionet. Duhet manual i posacëm për rregullat e komunikimit. Gazetaret nuk kanë faj, këtë punë kanë të gerrmojnë. Ka bashkëpunetor hetimi që duhen ruajtur”, u shpreh Braho në Komision.