Përgjimi 3 i Bild: Avdylaj zgjedh kandidatin për deputet të PS: Fitojmë 10 me 0! Do ta habis Ramën…

Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri”shkruan Bild.

Në përgjimin e tretë, Avdylaj ia del që të përfshijë Ilir Ndraxhin si kandidat në listat e PS. Më pas ai zgjidhet deputet. Kurse Avdylaj krenohet se do e surprizojë Ramën me një rezultat 10:0 në Durrës.

“Astrit Avylaj, kreu i grupit kriminal në Shijak, telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit” (Ilir Ndraxhit) sot deputet i Partisë Socialiste. Avdylaj ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që Ilir Ndraxhi të përfshihet në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit. Gjatë bisedës, bosi i krimit, Astrit Avdylaj telefonon vëllain e kandidatit socialist dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, kandidat potencial, ka marrë një telefonatë (nga lart) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Gjithashtu, Astriti zotohet se do të punojë fort aq sa ata do të surprizojnë të gjatin (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv ‘10:0’.

Disa ditë më pas Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për deputet në qarkun e Durrësit. Elton Arbana, atëherë kryetar i PS për Bashkinë e Shijakut është përmendur në një bisedë si kandidat për deputet që grupi krimminal Avdylaj është duke punuar për ta vënë në listë, por renditja në listë nuk është favorizuese (10-11). Më vonë marrëveshja ndryshon, Elton Arbana nuk është përfshirë në listë, por i është premtuar diçka e mirë. Elton Arbana është sot kandidat i PS në Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, shkruan Bild.

PERGJIMI II

Astrit Avdylaj: Alo!
Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!
Astrit Avdylaj: Si je kryetar?
Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?
Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po?
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.
Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?
Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?
Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!
Astrit Avdylaj: Alo, ça the?
Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesj edhe ti me këto më kupton?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!
Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao!

bild