Zoti Rama, në 6 vite në Kurbin mbolle mjerim. Ç’pret të korrësh tani?

Nga Elton LASKA

Zoti Rama! Vite më parë, kur vije në Laç, fryheshe si gjel tavolinave të bllokut, se kishe takuar burra, që kishin bërë të mundur të të hiqnin lepurin nga barku, që e kishe aty prej 1998 -,kur ca djem mirditorë e laçjanë, ta kishin bërë kurrizin më të butë se barkun dhe ftyrën si mali me gropa.

Ti pas kaq vitesh, kur në Laç vjen me eksortë policie dhe gardë, sigurisht dhe nën garancinë e disa djemve të zonës, ku ke ndërru edhe “vllazëri” pasi një pjesë e shtrydhe dhe e trete tej, hodhe fjalë fyese karshi djemve të kësaj treve fisnike, që mbarë Shqipëria i njeh për burrërinë e tyre dhe për fjalën e mbajtur, ndryshe nga ti, që e pjek peshkun nga dy anët e s’je i sigurtë as për atësinë e tët biri (atij të parit flas).

Nuk e di me ç’të drejtë, ti kryehajduti i këtyre trojeve, flet me përçmim për djemtë e Kurbinit! Mjafton të të kujtoj se Gjetan Gjetani është një prej djemve të Kurbinit, është djalë Kurbini, jo sahanlëpirës oborri, siç i ke grumbulluar në grupin parlamentar, me në krye b.lepirësin Taulant Balla.

Kur flet për djemt e Laçit, të sygjeroj të mendohesh mirë, pasi po flet për djem malsor, që janë krenaria e këtij vendi, po flet për ata djem që për një shpullë kanë marrë peng një komisariat policie, po flet për djem nga mbarë verilindja, që jetojnë në Laç e që kanë marrë rrugët e Evropës për të mbijetuar, pasi Rilindja jote është kujdesur vetëm për një klikë të ngushtë, që s’dinë as hartën e Kurbinit e jo më shumë për vlerat e kësaj treve.

Kurbinasit dhe Kurbini nuk janë ata që ti ke anëtarësuar në Rilindje, të cilëve me sa duket edhe i referohesh. Kurbini është treva, ku ndër shekuj u ruajtën të paprekura feja e tradita e shqiptarit, ku burrnia dhe morali ende njihen si vlerë e jo si marre, por s’po harxhoj kohë më shumë, se të të flasësh ty për moral, është si të kritikosh një pornostare se përse ka dalë nudo në plazh. Djemtë e Kurbinit, nuk janë si ata eunuket e tu, or lum djali, ndaj mate gojën mirë para se ta hapësh. Nuk e di me sa fytyrë vjen në Kurbin, ku për 6 vite nuk solle asnjë investim, nuk hape asnjë vend pune, largove të rinjtë, vrave shpresat, varrose ëndrrat, largove të rinjtë nga pragu, hape vetëm azile dhe agjensi mortore.