Salianji në tendat e banorëve të prekur nga tërmeti: Spiropali e Peleshi te Sofra kolonjare hanë e pijnë duke kënduar

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë ku konstatoi nga afër gjendjen e rëndë dhe braktisjen ku i ka lënë qeveria familjet.

Salianji ishte në zonën e Floqit, ku nga afër pa qytetarët të vendosur në tenda, të cilët janë lënë pa ndihma dhe kujdesi mjekësor.

Salianji vuri në dukje se në zonat e prekura nga tërmeti duhet të shpallet pa vonesë gjendja e jashtëzakonshme, në mënyrë që banorët të mos lihen në mëshirë të fatit, por të ndihmohen nga qeveria.

Në këtë vizitë ai u shoqërua nga Kryetari i Degës së PD të Korçës, Andrea Mano.

Të dy konstatuan sjelljen çnjerëzore të qeveritarëve që nga njëra anë braktisin qytetarët, i lënë pa strehim, pa ushqime dhe ndihma të tjera, nga ana tjetër, hanë e pinë pak metra larg tendës së improvizuar të banorëve.

‘Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që keni përzënë edhe Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për show.

Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria është për njerëzit vetëm kur kanë nevojë, jo kur ka vota. Ne po ju mbështesim si në Qafzezë si në Vidohovë. Kjo është një tallje, të ngresh këtu kasollet e begëtive që janë edhe më të mira.

Kjo është një qeveri që nuk i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futur. Bashkë ata janë tek Sofra, tek një sofër këtu ngjitur.

Ata kanë ardhur këtu tek Sofra kolonjare duke ngrënë e duke pirë e duke kënduar.

Këta pas çdo fatkeqësie gjejnë ndonjë mundësi që t’ju vjedhin.

Në vend që t’ju bëjnë shtëpitë, këta vijnë gjasme masin me metra, për të gjetur ndonjë gjë për të vjedhur prapë nga fatkeqësia juaj.

Mos i pranoni ashtu fare. Kërkojuni t’ju rindërtojnë shtëpitë një më një, prandaj i paguani taksat.

Çfarë keni marrë ju nga shteti? Keni marrë gjë?

I keni parë ata të vijnë në këto gjashtë vite qeverisje?

Mos vijnë për shoë gjasme lotojnë apo gjasme u bie rimeli.

Të vijnë dhe të japin përgjegjësi sepse në fund nuk i japin lekët nga xhepi ata, i japin nga taksat tuaja.

E di çfarë bëjnë? Në vend që nga taksat tuaja t’ju japin para’, këta ju marrin edhe ato para’ nga fatkeqësia. Kështu që i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të krijohet mundësia që sot për të mos i lënë banorët të jetojnë në këto kushte. Por të gjejnë kushte dinjitoze, qoftë në banesa edhe në hotele në Korçë, sepse nuk është ndonjë dramë e madhe dhe të japë siguri që do të rindërtohen të gjitha banesat nga fillimi.

Po e ulët qafën, po e pranuat skllavërinë këta këtë duan.

Gëzohen shumë ata kur ju shohin kështu.

Sapo të vijnë t’ju thoni, ose na ndërtoni banesat, ose ne nuk kemi nevojë për lëmoshë kot.”, u tha Salianji banorëve të prekur nga tërmeti.

2 5