Ballina Politikë PD reagon ndaj deklaratës së Policisë për arrestimet e protestuesve

PD reagon ndaj deklaratës së Policisë për arrestimet e protestuesve

Reagim i Partisë Demokratike pas deklaratës së Policisë së Shtetit për 60 protestues të arrestuar, nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeaj.

Nuk ka njeri ne Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit, roje dhe punonjës ngarkim shkarkimi të hashashit, heroinës dhe kokainës.

Policia qe drejtohet nga te inkriminuar do te clirohet bashke me gjithe popullin nga zgjedha e krimit dhe te korruptuarit.

Policia eshte e popullit dhe jo kunder popullit, qeveria eshte e krimit kunder policise dhe popullit te saj. Populli eshte ne kembe per t’i kthyer dinjitetin dhe policise se shtetit, prandaj ne jemi me ta ne krah dhe mbrojtje te tyre.

Ndryshe nga kjo qeveri qe, kur ishte ne opozite, dhunonte policine, Lulzim Basha dhe PD ne çdo proteste kane qene ne mbrojtje te policeve me thirrje te hapura dhe me veprime konkrete, edhe pse protestuesit jane dhunuar dhe provokuar vazhdimisht nga police te infiltruar civile prej shefat e tyre te inkriminuar.

Kjo deklaratë erdhi pasi Policia e Shtetit më herët njoftoi se “60 persona janë proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar…

…Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit…’

Exit mobile version