Nard Ndoka godet Ramën: Hapi rrugë budallait, është me kartelë…!

Kreu i PDK, Nard Ndoka, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili deklaroi sot nga Kurbini se nuk ka aspak ndërmend që t’i hapë rrugë opozitës, duke e lidhur dhe me shprehjen popullore ‘hapi rrugë budallait’.

Në postimin e tij Ndoka shkruan se është pikërisht ky slogan ‘hapi rrugë budallait’ që e rriti politikisht Edi Ramën, pasi të gjithë i hapnin rrugë se ishte dhe me kartelë mjekësorë.

Postimi i Nard Ndokës

“Hapi rrugën budallait”.

Sllogani, që rriti politikisht Edi Ramën.

Dikur kjo shprehje e urtë kishte rezultat momental, madje shpesh herë të nxirrte me “nder” nga situatat konfliktuale.

Në rast se të godiste dikush me grusht kot në rrugë dhe rezultonte, se personi ishte budalla me raport mjeksor, psikopat, kishte rrethana lehtësuese.

Personi budalla ndalohej nga policia. Familja paraqiste raportin mjekësor të lëshuar nga një komision mjekësh dhe psikopatin e linte të lirë menjëherë Policia, madje të këshillonin: “hapi rrugën budallait me raport mjekësor”.

Mero Baze ka publikuar në gazetë një raport mjekësor për Edvin Ramën kohë më parë, kur Edvini asokohe nuk ishte KM!

Shumë veta nuk e morën seriozisht. Disa menduan se ishte shpifje, të tjerë si trillim, disa si sulm politik, por shumë të tjerë edhe e besuan si të vërtetë.

Në përgjithësi, fëmijët e udhëheqjes së partisë në komunizëm kur kishin shenja agresive, menjëherë prindërit i vizitonin dhe me pak ndërhyrje merrnin një raport mjeksor për fëmijën e rritur, si mbrojtje nga lufta e partisë brenda llojit.

Flitet se Rama në rini, nuk linte njeri të kalonte rrugës pa ngacmuar, katunarët deri edhe me dhunë fizike shpesh herë.

Të them të drejtën, që nga koha që unë e njoh, ka mjaft përmirësime; ndryshim sjellje, fjalori, veshje, higjiene, luku etj.

Hapi rrugë “budallait”, u kthye në modë. “Një njeri që ka ide të mëdha është pak budalla”, – thonin socialistët moderatorë.

“Një njeri radikal ka progres në mendim, një mendje e “tronditur”, garanci për sukses”, – thonin ca të tjerë.

Pra, Edvin Rama po rritej politikisht, si një mendje e “çmendur”, që do të ndryshonte Tiranën dhe më vonë Shqipërinë.

E promovuan disa personazhe publike në atë kohë “modelin Rama”, që në fakt janë penduar shumë prej tyre sot, disa nuk ja falin as vetes!

Rama vazhdoi ta promovonte vetë “çmendurinë” e tij; duke e futur si trend, si markë, si perëndim, si lindje, si kaurr, si mysliman, si shakaxhii, si sportist, si unikal, etj!

Arriti nëpërmjet medias, lobingut të investuar rëndshëm, të kapitulloi modelin klasik Berisha dhe të asfiksoj këdo tjetër, që përpiqej ta konkuronte.

Por koha po tregon se Edvin Rama në atë kohë, raportin mjeksor nuk e kishte marrë me mik, përkundrazi mjekët janë treguar mjaft profesionistë dhe të ndershëm.

Sot ndodhemi përballë budallait, të gjithë përballë tij. Ai nuk justifikohet sot me raportin mjeksor, por me votat e vjedhura dhe të manipuluara, me opozitën e re, me ndërkombëtarët LGBTI, me rilindjen, me çfarë të dojë vetë me pak fjalë.

Sot, Edi Rama nuk ndalet vetë. Atë nuk e ndal as sistemi, se atë e ka kapur dhe e ka shembur. Atë nuk e ndal sot, as vota, se atë e ka blerë dhe tjetërsuar.

Edi Ramën nuk e ndalon dot, as partia e vet, se atë e ka shkelur me para dhe me këmbë.

Edi Ramën nuk e ndalon më, as opozita, se atë e ka nxjerrë jashtë sistemit.

Edi Ramën nuk e ndalojnë as ndërkombëtarët, se edhe ato janë “mahnitur” nga akrobacia dhe dinakëria e tij, të cilët po e shikojnë si eksperiment.

Madje, Edvin Ramën nuk e ndalon më, as vetë Edi Rama.

Por, Edi Ramën do ta bllokojnë, ndalojnë dhe rrëzojnë vetëm QYTETARËT SHQIPTARË!

Budallait tregoi “shkopin”!

Nard ndoka 3