Manjani shpërthen ndaj Ramës: Edhe lirinë për të lëvizur lirisht, që e fituam me mund, qeveria bëri çmos të na e heqin!

Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian, ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave për shqiptarët.

Në reagimin e KE thuhet ndër të tjera se, kërkesa për rivendosjen e vizave është për herë të parë, ndaj një vendi që ka përfituar më parë lëvizjen e lirë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se, ky është dështimi më spektakolar i qeverisë.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

“Rikthimi i vizave është i mundshëm, nëse vendos Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare”, tha sot zëdhënësja e Komisionit Europian.

Kërkesa e Hollandës do shqyrtohet, në një proces që do të ndodhë për herë të parë në historinë e BE-së.

Pra asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur kjo që po ndodh me rastin Shqipëri!!!

Ky është dështimi më spektakolar i qeverisë sonë të këtyre viteve!

Lutem në çdo moment që ky vendim të mos merret, por njëkohësisht protestoj me sa mundem kundër qeverisë që shtyp dhe mohon çdo liri njerëzore.

Edhe lirinë për të lëvizur lirisht, që e fituam me mund, qeveria bëri çmos të na e heqin!

Këtë standard rrefuzoj ta pranoj!