Makina përfundon në lokal, 4 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Elbasanit, ku një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një mjet tip ‘Skoda’

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit pranë stacionit të trenit, ku nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Nga informacionet më të fundit mësohet se mjeti tip “Skoda” ka dalë jashtë rrugë dhe ka përfunduar brenda një lokali buzë rrugës.

Deri më tani mësohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, Përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi dy automjtet kanë marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të tyre.

Dy drejtuesit e mjeteve I.D dhe A.K thuhet se kanë marrë dëmtime të lehta në trup, ndërsa më e rëndë paraqitet situata e dy pasagjerëve, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

auto elb21559590399