Balla pas vjedhjes së votave në Dibër: Na dolën më shumë vota nga sa kemi blerë…

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, ka zbuluar një detaj tejet interesant të ‘Dosjes 184’, ku rilindasit akuzohen për blerjen e votave në Dibër.

Kalaja tha se ka parë deputetin socialist Taulant balla që ishte shumë i mërzitur pas zgjedhjeve në Dibër edhe pse të majtët kishin fituar me 4200 vota.

Arsyeja ishte se PS kishte marrë vota më shumë seç kishte blerë.

“Janë blerë vota në Dibër. Pas zgjedhjeve pashë Taulant Ballën të mërzitur. E dini se çfarë tha apo jo: Na dolën më shumë vota nga sa kemi blerë”, tha Kalaja në ‘Ora news’.

Screenshot 31 1