Reagon Vokshi: Fasada e kryeministrit në spitalin e Fierit po shkakton jo vetëm kosto por edhe viktima

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të një shkrimin nga Boldnews ku një 50 vjeçari ka humbur jetën, në spitalin e Fierit, “për shkak të mosfunksionomit të zinxhirit të të gjithë reparteve që duhet të jenë në kapacitet teknik dhe njerëzor për çdo komplikacion të mundshëm.

“Fasada Edi Ramës po shkakton jo vetëm kosto marramendëse financiare, por po shkakton edhe kosto humane, viktima në njerëz.

“Boldnews” denoncon rastin e një 50 vjeçari që ka humbur jetën, nè spitalin e Fierit, “për shkak të mosfunksionomit të zinxhirit të të gjithë reparteve që duhet të jenë në kapacitet teknik dhe njerëzor për çdo komplikacion të mundshëm” dhe mosrespektimit te protokolle e përkatëse. Kjo ngjarje e rëndë, vetëm pak javë pas inagurimit të repartit te ri te hemodinamikës ne Spitalin e Fierit, nga Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirlliu.

Prokuroria të hetoje, e nëse kjo rezulton e vërtetë, është jo vetëm skandaloze, por është #kriminale, e duhet të shoqërohet me #doreheqjen e menjëhershme te Ministres #Manastirlliu, e të shkojnë para drejtësisë të gjithë ata që vendosën hapjen e nje reparti pa dokumentat, pa licensat e duhura, pa mjekë specialistë e pa stafin mbeshtetës përkatës”, shkruan Vokshi.

Rama e Manastirliu inagurojnë Hemodinamikën, 3 javë më pas, vdes pacienti

Shëndetësia virtualisht falas, ka rezultuar tragjike për një pacient 50-vjeçar që humbi jetën në Spitalin e Fierit, në repartin e Hemodinamikës. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por gjithçka po mbahet e fshehur për të mbuluar problemin e vërtetë të mosfunksionimit të reparteve dhe mungesës së specialistëve, ndonëse në këtë spital plot pompozitet u përuruan ambientet e Hemodinamikës nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

Pikërisht në atë “pavion modern”, pacienti P.V (për arsye etike po japim vetëm inicialet), humbi jetën dhe nga dyshimet e para rezulton se ka ardhur për disa faktorë, që mund të ishin shmangur. Nga të dhënat që disponon Boldneës.al, rezulton se kjo vdekje ka ardhur si pasojë e mungesës së sallës së Kardio-Kirurgjisë, pasi nëse pacienti ka komplikacione si çarje e korpnarës apo mbyllje e trungut komun të koronareve, trasferohet urgjent për ndërhyrje në Repartin e kardiokirurgjisë. Fatkeqësisht spitali i Fierit nuk e ka këtë repart.
Aktualisht ndërhyrjet (koronaret) kryhen vetëm nga një mjek, ndërsa protokolli shëndetësor e kërkon që çdo operacion i këtij lloji, duhet të jetë në bashkëpunim me disa specialistë.

Gjithashtu ka dyshime nga denoncimet e mbërritura se edhe mjeku që paraqitet në spital, nuk është i certifikuar për të kryer ndërhyrjet e koronares. Problematikat janë të shumta në spitalin rajonal në Fier, por zërat e specialistëve që duhet të reagojnë janë shuar përgjithnjë, bashkë me humbjen e jetës së paciantëve.

Hermetizmi i çdo informacioni lidhet me praninë e kryeministrist dhe ministres së shendetësisë që vizituan ambientet e brendshme të Hemodinamikës, duke u shprehur se tashmë çdo pacientë do ishte më i sigurt dhe së shërbimi do ishte në “standarde auropiane”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i qeverisë Edi Rama më 11 mars përuruan ambientet e repartit të Hemodinamikës. “Shërbim afër vendbanimit për pacientët me probleme kardiake. Zgjerojmë hartën e shërbimit të hemodinamikës, për herë të parë dhe në jug të vendit”-shkruan Manastirliu, duke e shoqëruar postimin audio dhe video: “Flasin mjekët dhe qytetarët”…

Qytetarët pacientë tashmë nuk kanë gojë të flasin, pasi vetëm pak javë pas inaugurimit, ku kreu i qeverisë shfaqet i veshur me çitjane, një pacient ka humbur jetën, pikërisht për mosfunksionimin zinxhir të të gjithë reparteve që duhet të jenë në kapacitet teknik dhe njerëzor për çdo komplikacion të mundshëm. /Boldews.al