Ballina Aktualitet Kandidatja e Ramës në Durrës, bashkëpunëtore me bandat dhe Dakon në blerjen...

Kandidatja e Ramës në Durrës, bashkëpunëtore me bandat dhe Dakon në blerjen e votave

Maxhoranca shprehet e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet në 30 qershor duke njoftuar edhe nisjën e fushatës pas dy ditësh, megjithatë sëfundmi duket se do të përballet edhe me një tjetër skandal që lidhet me dosjen e famshme të blerjes së votave “339/1”.

Në një intervistë për “Durrëslajm”, kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj shprehet se pjesë e këtij skandali është edhe kandidatja e PS për Durrësin, Valbona Sako, e cila është një emër i besuar i Vangjush Dakos.

Në Durrës, aktualisht janë përfshirë në garë dy kandidate femra nga Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike. Një opinion tuajin mbi to dhe atë çfarë përfaqësojnë…

Valbona Sako dhe Valbona Sakollari nga niveli i përfaqësimit nuk shkojnë më shumë se pragu i familjeve te tyre. Për të qenë më të saktë, Sako, që ka tentuar të bëhet e njohur nisur nga fronti i tatimeve, ka lënë pas një hipotekë tejet negative në raport me biznesin.

Kryetari Lulzim Basha, thuajse në çdo takim nëpër rrethe, lakon kandidaten Valbona Sako si e përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës në Durrës. A keni ju si degë lokale prova konkrete apo indicie për përfshirjen e Sakos në këtë fenomen?

Provat janë konkrete kur disiplinohen nën petkun institucional. Pra, tek dosja 339/1, konkretisht lakohet Sakos si e lëshuar nga Vangjush Dako për të shantazhuar biznesin për llogari të votave.

Exit mobile version